Po jeton ditët më të bukura të saj, në pritje të fëmijës së parë, që do të jetë djalë. Moderatorja e njohur, Amarda Toska, e cila këto kohë është jashtë ekranit për t’iu përkushtuar vetes në pritje të fëmijës së saj, në përditshmërinë e saj vazhdon bën jetë aktive, ashtu siç është parë të jetë e pranishme në aktivitete të ndryshme së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqi. Duket se shtatzënia po i ecën mbarë, përderisa në fotot e publikuara deri tani ajo shfaqet shumë në formë. Ndërkohë që ka preferuar të realizojë dhe këtë set artistik fotografish, për ta pasur si kujtim të bukur nga këta muaj në pritje të fëmijës. Po cili është ritmi i saj i ditës, çfarë ka ndryshuar ajo nga përditshmëria e saj, i zbulon për gazetën “Panorama”, tashmë që i kanë mbetur më pak se dy muaj për të sjellë në jetë fëmijën. “Këto ditë jam në ‘krye të detyrës’ në agjencinë “Ami Event’s” sepse jemi në mes të sezonit të dasmave. Sapo kam hyrë në muajin e tetë dhe nga shtatori pres të lind”, tregon ajo.
Burimi (globisot.info)
Subscribe by Email
Follow Updates Articles from This Blog via Email
No Comments